Dokumentari “Wild Life” me Arian Mavriqin, tash e tutje do të transmetohet në KTV.
Autori i shumë filmimeve të botës së egër, në Kosovë e më gjerë, të hënën në emisionin “Sot” në KTV, tha se fillimisht do të niset me dokumentarë bazuar në pamjet që i ka filmuar gjatë qëndrimit në Afrikë, javë më parë.
“Do të filloj me pamjet nga Afrika, nga Kenia kryesisht. Publikohen për herë të parë, do të jenë 3 dokumentarë nga 20 minuta, me kualitet të lartë”, ka thënë Mavriqi.
Dokumentari i parë “Wild Life” me Arianin, në KTV, do të shfaqet të premten (13 maj).