Për shumëkënd, kontrollimi i telefonit dhe i të gjitha rrjeteve sociale është gjëja e parë që bëjnë posa të zgjohen nga gjumi.
Kjo nuk është diçka e jashtëzakonshme, meqenëse zhvillimi i teknologjisë nuk duket se ka të ndalur.
Derisa rrjetet sociale ka një kohë që janë bërë pjesë e përditshmërisë, përdoruesit megjithatë, kanë dyshime.
Drilon Jaha e ka themeluar grupin me emrin “Trampolinë”, ku shumë prej këtyre pyetjeve gjejnë përgjigje.
Këto “vegla” të cilat janë kthyer në pjesë të pandashme të shoqërisë, kanë ndihmuar në zgjidhjen e shumë problemeve.
Edhe
Ndikimi i rrjeteve sociale dhe “Trampolinë” në Facebook
Shumë njerëz nëpërmjet tyre kanë rënë në kontakt me familjarë të humbur, kanë gjetur donatorë gjaku e shumëçka tjetër.
Mirëpo, mënyra se si përdoren e ka rëndësinë e veçantë që rrjetet sociale të mos kthehen në varshmëri.
Edhe qytetarët tregojnë se sa shumë i përdorin rrjetet sociale dhe se për çfarë.
Mundësinë e komunikimit me njerëz që nuk janë aty fizikisht, gjeneratat më të vjetra e shfrytëzojnë pa rezerva.
Edhe
Familjet italiane në betejë ligjore me Metan dhe TikTokun pas tragjedive të fëmijëve
E të rinjtë internetin e shfrytëzojnë me më shumë dyshime sa i përket sigurisë e qëllimit me të cilin është krijuar.
Pyetja që Jaha shpesh ia bën vetes është se “A i kontrollojnë njerëzit rrjetet sociale apo ato njerëzit.?” E përgjigjen tregon ai se e kanë vetëm krijuesit e tyre.