Rrjetet sociale janë mania e viteve të fundit nga të gjitha gjeneratat. Shumë persona i shfrytëzojnë këto platforma edhe për përfitime personale, si të ardhura mujore apo vjetore.
Facebooku, Instagrami, Twitteri, Tik-Toku, e aplikacione të tjera janë ato të cilat e bëjnë jetën e Drilon Jahës më atraktive, pasi që ai tani lirshëm mund të quhet ekspert i rrjeteve sociale.
Me krijimin e faqes në Facebook “Trampolinë”, ai u dha mundësi qytetarëve të qasen në një komunitet që e ka në fokus këtë botë.
I ftuar sot në emisionin më të ri të Kohavisionit “ChatRoom”, Drilon Jaha tregon se cili është aplikacioni më i sigurt për ruajtjen e informacioneve dhe shpreh shqetësimin e tij për profilet e rreme që qarkullojnë nëpër faqet e internetit.