Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Fizioterapeuti që e ndërlidh fizioterapinë me akupunkturë

Akupunktura është një formë e mjekësisë alternative me origjinë kineze e praktikuar prej afro 3000 vjetësh.

Ndërlidhjen e saj me trajtimin fizioterapeutik e ka bërë Meriton Mripa tash e 5 vjet, derisa gëzon traditë familjare me akupunkturë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mripa përmend disa nga problemet shëndetësore që mund t’i trajtojë akupunktura.

Në ambientin e punës, fizioterapeuti nga Mitrovica i ka ndara hapësirat edhe për trajtimin e sportistëve.

Ushtrime të ndryshme në pajisjet që i posedon për fizioterapinë, Mripa u rekomandon sportistëve.

Si i ri, ai thekson se e ka gjetur veten në këtë profesion, në të cilin po e ndihmon edhe babai e tradita e kahershme familjare.

Në objektin ku punon, Mripa lirshëm mund ta praktikojë edhe hidroterapinë, një tjetër metodë e efektshme trajtimi.