SOT

Reçel karote si simbolikë kundër dhunës ndaj gruas

Po bëhet shpërndarja e bashkë me të edhe shpjegimi për reçelin nga karota.

E një aktivitet i tillë po shënohet në kuadër të 16 ditëve aktivizëm në sensibilizimin kundër dhunës, ku shumë gra janë bërë bashkë që përgjatë këtyre ditëve të shpërndajnë një mesazh: Të ndalet dhuna ndaj grave.

Njëra nga pjesëmarrëset e aktivitetit të organizuar nga Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës, Sabile Gjaka, tregon për përvojat gjatë ditëve të përgatitjes së reçelit.

Ajo është edhe grua ndërmarrëse, e cila merret me gatesat tradicionale. Përmes porosive ajo e ka krijuar një biznes të sajin, për të cilin flet me shumë pasion.

Gjaka thotë se aktivitetet dhe trajnimet e tilla janë shumë të rëndësishme për të promovuar kauza që kanë të bëjnë me mirëqenien e gruas.

Bazuar në përvojën e saj, ajo ka edhe një mesazh që dëshiron ta ndajë me të gjitha gratë.

Pjesë e iniciativës është edhe Nerxhivane Krasniqi.

Ajo thotë se shkak i dhunës mund të jetë edhe mungesa e informacionit se dhuna mund të raportohet apo edhe hezitimi që kanë të dhunuarat nga paragjykimet që mund t’i presin.

Krasniqi bashkë me familjen mbajnë një biznes për përpunimin e qumështit. Ajo rrëfen se trajnimet që u mundësohen përparimit të grave shërbejnë shumë që të pavarësohen.

E që ky aktivitet të shkojë mbarë është përkujdesur Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë.

Egzona Hajra, përfaqësuese e organizatës, flet për iniciativën dhe arsyet e përzgjedhjes së vendeve ku është bërë shpërndarja e reçelit.

Tutje ajo shton se si organizatë vlerësojnë se gratë janë të angazhuara e shprehin interes sa herë që ka organizime të tilla.

Në kuadër të shpërndarjes falas të reçelit natyrisht që edhe komentet nga qytetarët nuk mungojnë.

Shala thotë se ndihen mirë kur përveç grave marrin mbështetje të madhe edhe nga burrat e kjo është për t’u vlerësuar.

Trajnimet që i mban IADK-ja për gratë në mbarë Kosovën janë profitabile, sepse me ato certifikime, hyrja në tregun e punës është shumë më e lehtë, e ky certifikim vlen edhe jashtë vendit.