SOT

Pranvera Rexhepi, infermiere dhe shofere e Emergjencës

Ka mbi një dekadë që punon si infermiere në institucione shëndetësore private, por edhe në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Ferizaj.

Pranvera Rexhepi me kaq nuk u mjaftua, përpos punës së shpejtë që asiston në QKMF, ajo tani ka marrë përsipër edhe një detyrë tjetër.

Kur është kërkesa për ndonjë emergjencë, Pranvera do të jetë vetë ajo që do ta bëjë drejtimin e autoambulancës e po ashtu edhe do ta ofrojë ndihmën e parë.

Ajo bashkë me dy koleget e saj, Qëndresën e Hanumshahen, kryen një trajnim në Vushtrri, të cilat dëshmuan se përpos punës si infermiere, edhe në ngasjen e autoambulancave janë shumë të zonjat.

Ajo thotë se një dëshirë të kamotshme tani ka arritur ta realizojë, edhe pse nuk janë ndër shoferet e para të Emergjencës në Kosovë, por në Ferizaj arritën ta merrnin këtë titull.

Pas përfundimit të trajnimit në Vushtrri, vajzat shofere nuk u pritën edhe aq mirë nga të gjithë. Shoferët e tjerë, burra, tani ato po i shohin si konkurrente në punë.

Pranvera thotë se te qytetarët tjerë gëzojnë një respekt të madh dhe se gjithnjë janë mirëkuptues kur ato janë në trafik.

Ajo, po ashtu, ka edhe një mesazh për gjitha gratë, të cilat duan të jenë pjesë e drejtimit të autoambulancës në raste emergjente.

Punën e palodhshme dhe të mirë të Pranverës e komenton edhe vetë drejtoresha e QKMF-së në Ferizaj, Nadire Ymeri.

Më parë, shpeshherë ka pasur paragjykime për zotësinë e grave në punët e ngjashme si shofere. Mirëpo, kohëve të fundit ato po i ndryshojnë këto mendime dhe kanë dëshmuar shpeshherë se ato mund të jenë edhe më të zonja se burrat në këto profesione.