SOT

Buqeta lulesh nga sapuni

Edhe pse sezoni i vjeshtës ka filluar, megjithatë çdo cep i shtëpisë së saj vazhdon të jetë i mbuluar me lule.

E gjithë kjo është falë dëshirës së Merita Avdiut që ka për t’u marrë me zbukurimin e kopshtit.

Pasionin e luleve dhe atë të artit i bëri bashkë në një punë shumë të veçantë, të cilën ka filluar ta praktikojë tash e disa muaj, e që jo shpeshherë kemi rastisur në punime të tilla.

Buqeta të ndryshme lulesh të krijuara nga baza e sapunit, me një aromë unike janë krijimi i radhës nga Merita.

Ndër punimet e saja janë edhe buqetat për nuse, e që, sipas saj, janë tejet të kërkuara.

Baza e sapunit është produkti kryesor që përdoret, i cili më pas duhet të përpunohet bashkë me ngjyra të llojllojshme e edhe me aromatizues.

Merita po ashtu është nënë e 5 fëmijëve, e të cilët e kanë ndihmuar jashtëzakonisht shumë në këtë krijimtari. Madje ajo thotë se një sukses të tillë nuk do ta kishte arritur pa to.

Edhe pse është më pak se një vit qëkur ka nisur të punojë buqeta të tilla me sapun, por klientelën e ka të gjerë, madje puna e saj ka arritur të shpërndahet edhe në vendet fqinje e edhe ato perëndimore.