21 vjet nga themelimi i mediumit, që lindi si nevojë e informimit të audiencës në kohë reale.
Për dy dekada me radhë ndryshoi vazhdimisht skema programore e Kohavisionit, por jo edhe misioni për të qenë gjithnjë të drejtë e të saktë në raportim.
KTV-ja ishte derë e hapur gjithnjë për të rinjtë që e admironin punën në televizion.
21 vjet ka edhe Madina Pasoma, e cila është gazetare në emisionin e pasdites, “Express”.
Çka ka tre ka qenë çdo herë sinonim i të rinjve në vend.
Joni, prezantuesi i ri i emisionit, është më i ri në moshë sesa emisioni që nisi në të 2000-tën.
Dyert i janë hapur edhe Blerta Ajvazit, studente në gazetari, e cila ka vetëm pak ditë prejse i është bashkuar mediumit.
Gjenerata e gjenerata kanë kaluar e vazhdojnë t’i shtohen Kohavisionit, që për 21 vjet radhazi punoi me vizion të qartë në mënyrë që t’i informojë drejt shikuesit.