SOT

Receta e veçantë e reçelit të kumbullave nga Arbnore Shehu

Sipas kuzhinieres, Arbonore Shehu, deri në përfundimin final të reçelit të kumbullave, duhen disa orë.

Procesi fillon që nga vjelja e kumbullës, ku përzgjidhen ato që do të përdoren. Procesin e pason largimi i bërthamave.

Për të vazhduar me sheqerosjen e tyre, e pas kësaj, lihen të qëndrojnë 10-12 orë që kumbullat të lëshojnë lëngun e mjaftueshëm për zierje. E pas kësaj, vjen zierja - kumbullat zihen për një orë në temperaturë mesatare.