Me rubrikën “Tour” këtë javë kemi udhëtuar drejt fshatit Shamalluk të Komunës së Podujevës. Përveç pamjes piktoreske që ofron, ky fshat është duke u shndërruar në një atraksion falë njëri prej banorëve të asaj ane i cili në tokën e tij disa hektarëshe ka ndërtuar vila e një hapësirë për kuajt të cilët do t’i stërvitë për kalërim.