SOT

Studentja që ndihmon nevojtarët me shitje të pikturave

Descriptive Text

Është studente e vitit të tretë në Fakultetin e Arteve.

E talentin që ka, Elvira Dibrani vendosi ta shfrytëzojë edhe për çështje humanizmi.

Ajo ka filluar një iniciativë, ku me paratë e pikturave të shitura ndihmon familjet në nevojë.

Humanizmi nuk është diçka e re për të. Ajo madje më parë kishte mbledhur donatorë të shumtë. Tani ajo i ka të identifikuara familjet në nevojë.

Me iniciativën e nisur edhe kolegët e kanë mbështetur.

Piktorja e re thotë se që e vogël shfaqi pasion në vizatim për të vazhduar më pas me pikturë. Por në shkollim të lartë zgjodhi skulpturën.

Shton se në qejf ka të punojë portrete të të afërmve të saj.

Elvira shpreson qe të grumbullojë sa më shumë para nga shitja e pikturave në mënyrë që edhe numri i familjeve përfituese të jetë më i madh.