SOT

Mbi 20 arë patate në serën e Besim Popajt

Ky është Beslim Popaj nga fshati Fortesë i Komunës së Rahovecit, i cili që në moshë të hershme bashkë me familjen e tij merren me bujqësi.

Në këtë serë janë mbi 20 ari hapësirë që ka të mbjella vetëm patate. Edhe pse ato së fundmi herë kishin një zhvillim të shëndoshë, mirëpo jo gjithnjë moti është në anën e tyre.

Beslimi tregon se hapësirën e njëjtë e shfrytëzon gjatë tërë vitit, ku zakonisht janë 3 lloje të ndryshme të perimeve që rriten në këto toka.

Përveç tregut vendor, synim kanë edhe atë evropian, e kërkesat më të mëdha i kanë nga Shqipëria.

Ai shton se Ministria e Bujqësisë disa herë u ka ndihmuar fermerëve me subvencione, e që këto kanë qenë një shtysë e madhe për punë të mëtutjeshme.

Duke qenë se fshati Fortesë njihet për tokat e pëlleshme që ka, por edhe punën bujqësore që secila familje pothuajse e ka primare, ky fakt Popajt nuk i ka penguar për të zhvilluar edhe më tej biznesin familjar të tij.

Produktet bujqësore të cilat vijnë nga fshatrat e Komunës së Rahovecit zakonisht janë ato të cilat dalin në treg më së pari, kjo për shkak të tokave e kushteve të mira atmosferike që ka ajo anë.