SOT

14-vjeçarja nga Ferizaj, autore e dy librave për fëmijë

Biblioteka Komunale në Ferizaj “Sadik Tafarshiku” është vendi që e viziton më së shpeshti. Është vetëm 14 vjeç, mirëpo autore e dy librave për fëmijë.

Valëza thotë se puna e babait të saj në bibliotekë ishte shtysë që ajo të ishte vizitore e shpeshtë e këtij ambienti.

“Aventurat e Princit Zero” dhe “Bonjakët” janë librat qa mbajnë emrin autorial të saj.

Ajo flet për komentet dhe habitë që shprehnin të tjerët kur kuptonin për moshën që ka si autore librash.

Edhe pse që në moshë të re i shkroi dy libra, sipas saj, tani është koha të fokusohet më shumë në shkollë, përderisa dëshirën dhe pasionin për shkrim premton se do t’i vazhdojë.