SOT

Qendra e dokumentimit, kujtesë kolektive e luftës

Kapësja e flokëve dhe brusha e Donjeta Krasniqit, sferat e Arbër Duriqit, çanta e Altin Berishës, lodrat e Gazmend Haxhidemës e çanta e hapat për kokëdhembje të Qëndresa Lipajt, janë vetëm disa prej ekspozeve që dokumentojnë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

1024 fëmijë të vrarë e 109 të tjerë ende të zhdukur mbahen në kornizën e përkujtimit në Qendrën e Dokumentimit të Krimeve të Luftës në Prishtinë përgjatë periudhës 1998-2000.

Në një muze që ndër vite ka grumbulluar materiale të lëna pas nga familjet që më s’u kthyen në shtëpitë e tyre, e as nuk i panë më të vegjlit.

Pamja e parë që shoqëron vizitorët është muri i madh i bardhë në korridorin e ngushtë ku janë të shënuar emrat e të gjithë atyre që përjetuan tmerrin e luftës.

Përpos gjësendeve të grumbulluara, në këtë qendër janë të dokumentuara edhe video materiale që shërbejnë si kujtesë kolektive për luftën, duke sjellë fakte nga e kaluara.

Mosha e të gjithë fëmijëve të ekspozuar në këtë muze dokumentimi është nën 18 vjeç, derisa në këto krime të kryera nuk janë kursyer as foshnjat.

Sipas Qenës, ekspozimi i këtyre materialeve është i një rëndësie të veçantë për shkak edhe të ndjenjës që ua krijon vizitorëve.

E, përpos video-materialeve, fotografive e gjësendeve që gjenden në këtë qendër dokumentimi, vizitorët i pret takimi edhe me një histori tjetër.