SOT

Përgatitja e horoskopit dhe leximi i tij

“Astrologjia është një gjuhë e huaj. Nëse e kuptoni këtë gjuhë qielli ajo flet me ju”, ka potencuar vite më parë astrologu i famshëm Dane Rudhyar. Kjo gjuhë që tregon shenjat varësisht prej muajit të lindjes apo edhe ditës tregojnë shumë për jetën e gjithsecilit. Horoskopin ditor e shkruajnë shumë astrologë të famshëm. Prej tyre përkthehet pothuajse në të gjitha gjuhët e botës, duke përfshirë edhe shqipen. E në grupin KOHA, një ditë pune për Liridona Bytyqin nis me përkthimin e horoskopit ditor për portalin koha.net.

Horoskopi ditor, sipas saj, dallon nga dita në ditë. Nuk i merr shumë kohë përkthimi i tij.

Për këtë të fundit, Liridona thotë se pëlqehet mjaft shumë nga lexuesit.

Në horoskop ajo është binjak, por shpeshherë thotë se nuk e vëren që është duke e përkthyer shenjën e saj. Tregon se nganjëherë shoqëria si për shaka i kërkon që në horoskop të shtojë edhe gjëra pozitive që t’i lumturojë ata.

Është çështje besimi potencon në fund Bytyqi. “Edhe pse për mua është qejf ta përkthejë, në fund për njerëzit përsëri mbetet çështje besimi”, thotë ajo.

Përveç horoskopit, Liridona gjatë gjithë ditës merret edhe me lajme e ngjarje të ndryshme ndërkombëtare në deskun e KOHËS.