SOT

“Tingujt”, grupi i vajzave që interpreton vetëm shqip

Në fillim i lidhi vetëm shoqëria, por relacionin midis tyre e forcoi edhe më tepër grupi muzikor të cilin bashkë e formuan. Janë këto vajzat e grupit “Tingujt”.

Sumeja Latifi, është njëra nga violinistet e këtij grupi e cila tregon si u bënë bashkë kjo katërshe.

‘Në fillim Qëndresa dhe Rrezarta njëra nga kitaristët e grupit, kanë qenë bashkë në Ansambël dhe aty janë takuar. Në ndërkohë na kanë treguar se janë pjesë e një Ansambli, ku jemi bërë pjesë edhe ne”, thotë ajo.

Katërshja që e formuan Grupin “Tingujt” janë vazhdimisht pjesë e organizimeve të ndryshme, siç e përmend edhe njëra nga violinistet e grupit.

ne kemi mbajtur prova në shtëpi. Kemi pasur prova edhe në Ansambël, kurse si grup kemi filluar me disa evente ku kemi qenë të ftuara. Kemi marrë pjesë në disa promovime të librit, e më vonë edhe në ngjarje të tjera”, shprehet njëra nga violinistet.

Në mes shumë këngësh, katërshja njërën e ka më për zemër dhe sa herë që u vjen rasti e interpretojnë atë.

“Instrumentalin e bareshës e kemi si lloj himni të grupit tonë. Për këtë arsye edhe ne e kemi lënë emrin “Tingujt”, sepse anojmë më shumë kah muzika shqipe pasi që na përshtatet më tepër.

Pjesë e pandashme e grupit janë edhe motrat Rrezarta e Krenare Dushi, që të dyja luajnë në instrumentin e kitarës.

Me një kimi të veçantë midis tyre, katërshja takohen shumë shpesh në ambientet e njëra-tjetrës, ku edhe ushtrojnë për performancat e dakordohen për repertorin në ngjarjet në të cilat ftohen.