Atmosfera e festave të fundvitit ka ardhur më herët në 2020-n e pandemisë.
Në një shtëpi në Çagllavicë janë bërë dekorime me finesë qysh nga nëntori. Për të janë kujdesur Vlora Çitaku e Ariana Morina-Fanaj, që i kushtojnë rëndësi të madhe krijimit të atmosferës festive, raporton KOHA.
Anëtarët e familjes mblidhen shpesh këtë fundvit për të luajtur muzikë. Sipas Florin Fanajt, kjo po ndodh edhe më shpesh sivjet.
Edhe Ardit Restelica, që punon si sigurim dhe si dërgues ushqimesh, i kushton vëmendje dekorit të fundvitit.
Restelica thotë se së shpejti do ta dekorojë edhe një bredh natyral jashtë shtëpisë së tij.
Dekorimi, sipas tij, krijon ambient më të ngrohtë për një kohë kur të gjithë po kalojmë më shumë kohë në shtëpi.
Në markete ku shiten dekorime kanë filluar shitjet që nga mesi i nëntorit. Ndërsa pavarësisht sfidave, Adem Mustafa, menaxher në “Jumbo”, thotë se interesimi është i madh për lloje të ndryshme.
Por mbreti i dekorimeve vazhdon të jetë bredhi.
Me dekorime të tilla, sipas tij, të gjithë do të jenë më rehat e më të argëtuar në shtëpitë e tyre.