SOT

Çantat e personalizuara nga Redona Kuqi

Ky është biznesi i Redona Kuqit nga Suhareka.

Secila çantë dhe secili aksesor që gjenden brenda ambientit të lokalit të saj janë të dizajnuara dhe të punuara nga vetë ajo, transmeton Koha.

Redona tregon për fillimet e saj kur kishte punuar çanta më të thjeshta, por tani thotë se punimin e tyre e ka sofistikuar.

Së fundmi, çantat e personalizuara janë ato të cilat po tërheqin më shumë vëmendjen e klientëve.

Të shumtën e herëve ato mbajnë emra fëmijësh, apo figura të ndryshme.

Pasi që të gjitha aksesorët janë të punuar nga vetë Redona, ajo ka të ndarë një kënd në punishten e saj, nga ku edhe dalin produktet më unike nga dora e saj.

Ajo thotë se dizajni është pjesa që më së shumti kërkon përkushtim.

Ajo çdo gjë bën vetë. Madje, edhe fotografitë që shfaqen në rrjetet e saj sociale Instagram e Facebook janë të shkrepura nga Redona.

Të gjitha materialet me të cilat i krijon çantat vijnë nga Turqia. Ajo gjithnjë mundohet t’i ketë të përzgjedhura, përherë me lëkurë sintetike.