Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Dy lloje të plehut organik në kopshtin e Enver Zenelit

Në shtëpinë me oborr të vogël e shumë të dendur nga pemët, perimet e bimët e ndryshme zbukuruese e aromatike, Enver Zeneli vjen çdo fundjavë. Oborri i tij nuk është i zakonshëm, pasi që përmban lloje të ndryshme të plehu organik. Gjethet e vjeshtës hyjnë në grirëse për ta bërë një shtresë që ka dobi për të mbjellat e ndryshme për kopshtin.

Pa ndonjë fjalë adekuate në shqip, Zeneli e quan këtë materie “mulch”, siç quhet edhe në anglisht, raporton KOHA.

Për grirjen e gjetheve, forma më e thjeshtë është me kositëse bari.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Derisa ky lloj plehu nuk përzihet me dhe për t’u vendosur përsipër si shtresë, kompostoja e zakonshme të cilën po ashtu e prodhon Zeneli përzihet me dhe.

Këtë kompostues ai e ka ndërtuar vetë dhe, siç thotë, nuk ka qenë i shtrenjtë.

Të mirat e stinës janë përdorur nga Zeneli për të prodhuar këtë komposto. Zeneli e shpërndan atë në serrën e vogël me perime, fidanë, bimë të ndryshme aromatike dhe tregon se ka përfitime të ndryshme nga ajo.

Plehun me gjethe ai ka 10 vjet që e bën, duke i përdorur metodat që i mësoi në Angli, Itali e Gjermani.

Ai këtë vit synon edhe ta përdorë ujin e shiut.

Me një mekanizëm të thjeshtë e pa shumë shpenzime, ai thotë se do ta përdorë këtë ujë për ujitje.

Sipas Zenelit, të gjitha këto gjëra që ndodhen në natyrë do të mund t’i kontribuonin kopshteve dhe ambientit.