Nuk e ka ndjekur ndonjë shkollë arti, por talenti i saj i jashtëzakonshëm u përcoll nga prindërit, të cilët e kishin pasur po të njëjtin pasion.
Eltina Azemi është e re, por me ambicie të mëdha.
Me më shumë i punon portretet e personazheve të njohura.
E për ta përfunduar një të tillë asaj i duhen rreth 5 orë punë, raporton KOHA.
Ajo thotë se ka dëshirë të bëhet artiste e njohur, e me talentin që ka të përfaqësoj qytetin e saj të lindjes.
Madje, shpreson ta realizoj edhe një ekspozitë të sajën në Kalanë e Vushtrrisë.
Kalanë e ka të preferuar për shkak se aty gjen inspirimin për portretet e ardhshme që do t’ i shkrijë pastaj në letër.
Talenti i saj tashmë është pjesë edhe e biznesit.
Të tilla vizatime po i punon edhe për të tjerët me porosi.
Të gjitha punimet e saja, Eltina i plason në rrjete sociale, e nga aty edhe po prezanton punën artistike që e bënë.