Periudha e shtatzënisë është një nga momentet më të bukura për çiftin, e bashkë me të edhe të kuptuarit për gjininë e foshnjës.
Kurioziteti për të mësuar se cila është gjinia e bebes që do të vijë në jetë, tanimë ka ndryshuar.
Jo të gjithë duan të kuptojnë gjininë derisa mjeku e zbulon atë në ultrazë, raporton KOHA.
Gjinekologu, Memli Morina, thotë se gjatë vizitave të pacientëve të tij asnjëherë u nuk flet për gjininë e fëmijës.
Ai thotë se ua lë në dorë prindërve nëse duan ta mësojnë gjininë.
Sipas gjinekologut, pacientët që vijnë në klinikën e tij zakonisht nuk e kanë interes primar të mësojnë gjininë.
E janë të shpeshta rastet kur gjinekologët gjininë e foshnjës ua kumtojnë organizatorëve të festave, të cilët më pas përgatisin atë që është trendi së fundmi.
Surpriza me balona është ajo që po pëlqehet shumë nga kosovarët.
Madje, surprizat me balona kanë qenë të shumta, e ndonjëherë edhe më ndryshe se zakonisht.
E përveç mësimit të gjinisë përmes ngjyrave të balonave, një tjetër mënyrë që po praktikohet është ajo me ëmbëlsirë.