SOT

Kosova e pasur me kërpudha, ndër to edhe helmuese

Shumicën e ditëve i nis duke vrapuar në Gërmi.

Përtej shtigjeve të parkut më të madh të Prishtinës, Labinot Salihu ka edhe një hobi tjetër. Atë të mbledhjes së kërpudhave .

Derisa arrin në majën më të lartë të Prishtinës, atë në Butovc, gjen edhe kërpudha të cilat në këtë rast mund edhe të konsumohen.

Koha me shi e me diell, si ajo e vjeshtës, është ideale për kërpudha, thotë Salihu, i cili i njeh mirë edhe llojet e atyre që mund të gjenden në Gërmi e vende të tjera të Kosovës.

Derisa në Brezovicë gjeti ato që njihen si kërpudha ombrellë e që njihen për shije unike.

Por, Kosova ka edhe kërpudha të rrezikshme. Aq sa mund të shkaktojnë edhe vdekjen. Për këtë, Labinoti apelon që ata që i mbledhin në natyrë të kenë kujdes para konsumimit.

Me një peizazh të bukur prej ku duket tërë Prishtina e me pasuritë që ka, Gërmia, sipas Salihajt, që punon edhe si këshilltar i kryetarit Shpend Ahmeti është aseti më i madh për Prishtinën.

Përveç kërpudhave, në Gërmi mund të gjenden edhe fruta të egër, sikurse molla e lajthia.