SOT

Peshku i artë, më i kërkuari nga kosovarët

Afro 3 vjet po i bëhen që në mënyrë aktive punon profesionalisht me shitblerjen e peshqve e edhe me dekorimin e akuariumeve me ta.

Xhevdet Abazi filloi gjithçka në bazë të pasionit të madh që kishte ndaj tyre, por edhe nga konkurrenca jo e lartë që është në tregun kosovar, raporton KOHA.

Sipas Xhevdetit, lloji i peshkut të artë mbetet më i pëlqyeri nga klientët, i cili përshtatet më së miri në akuariume.

E që një kombinim të këtij lloji me të tjerët na e tregon edhe vetë ai.

Por ka edhe nga ato lloje të cilat nuk mund të përzihen mes vete.

Xhevdeti thotë se edhe këta peshq kanë nevojë për kujdes e ushqim.

E mbajtja e peshqve në shtëpi, sipas tij, ka efekte pozitive në mirëqenien e qytetarëve dhe jo vetëm në dekor të ambienteve të brendshme.

Si çdo biznes tjetër, edhe ky i Xhevdetit ka pësuar gjatë kësaj kohe për shkak të pengesave në import.

Kurse kosovarët kryesisht zgjedhin të mbajnë nëpër akuariumet e tyre lloje të peshqve që nuk rriten shumë.