SOT

Fillon sezoni i turshive

Shtatori është periudha e vitit ku shumë familje kosovare fillojnë t’i konservojnë perimet që i kanë mbjellë gjatë muajve të verës.

Kjo është hapësira e punëtorisë së Valbona Ajetit nga fshati Sllatinë e Epërme e Komunës së Vitisë.

Ajo, bashkë me disa gra të tjera të po këtij fshati, tashmë kanë krijuar kushtet për përgatitjen e këtyre perimeve, të cilat do të jenë të gatshme për treg.

Për të qenë ndihmëse gjatë këtij procesi, patjetër që edhe veshja duhet të jetë e përshtatshme për këtë punë.

Ajo që i bën më të veçanta produktet e saj është vetë përmbajtja e një kavanozi me turshi.

Ndonëse nuk është një punë e lehtë, megjithatë mes tyre mbizotëron një atmosferë gazmore.

Edhe pse kohë pandemie, kavanozat e mbushura me turshi të grave nga Sllatina, po arrijnë shumë shpejt të zënë vend nëpër tregje vendore.