SOT

Ciceroni 18-vjecar, udhërrëfyes i shumë turistëve të huaj në Prishtinë

Është vetëm 18-vjeçar dhe njëherësh ciceroni më i ri i kryeqytetit, e udhërrëfyes për shumë turistë të huaj.

Nol Musa tregon se cilat janë pikat që paraqesin atraksion në Prishtinë, e që ua prezanton të huajve, raporton KOHA.

Sipas Musës, pjesa e vjetër e qytetit është ajo që më së shumti i tërheq vizitorët.

Turistët, të cilët kanë qenë pjesë e grupeve që ai ka udhëhequr, i kanë cilësuar muzetë e Kosovës si më atraktive.

Madje, Musa tregon edhe për komentet e turistëve rreth Bibliotekës Kombëtare, që shpeshherë, në revista të ndryshme, është konsideruar si objekt jo shumë estetik.

Mosha e re e Musës rrëfimin nëpër kryeqytet e ka bërë edhe më zbavitës për turistët, për reagimet e të cilëve na rrëfen vetë ai.

E pjesa e ushqimit padyshim se është pjesë e një turi nëpër Prishtinë, ku çdo herë mbizotëron tradicionalja.

Për turistët të cilët vijnë për herë të parë në Kosovë, Prishtina është vendi ku nis eksplorimi, e që për shkak të afërsisë së objekteve me rëndësi për të vizituar, një tur përfundon brenda një dite.