SOT

Doktori i bimëve barishtore mbjell rigon dhe mentë

Enver Sherifi nga fshati Malishevë i Komunës së Gjilanit ka bërë doktoratë për bimët barishtore në qytetin e Novi-Sadit, në vitin 1990.

E në praktikë ka vazhduar të mbjellë kultura të shumta bujqësore duke përfshirë edhe rigonin e mentën. Për të, kjo punë kërkon të kesh merak, por ia vlen edhe në anën ekonomike, raporton KOHA.

Barërat e këqija janë sfida më e madhe në kopsht, për të cilën gjë duhet përkujdesje e veçantë që në mbjellje të bimëve.

Përveç kultivimit pa herbicide artificiale, rigonit i duhet diell. E për këtë duhet të jetë i vendosur në vend me ekspozim sa më të mirë ndaj diellit.

Rigoni mund të përdoret si mëlmesë ose si çaj. Ai tregon se ngjashëm përdoret edhe menta, por këtu ka disa përdorime edhe më të .

Shumimi i saj bëhet me rrënjë, që quhen rizoma, andaj edhe shpeshtohen më lehtë.

Sidoqoftë, menta djegës që e ka mbjellë ai është më e ndjeshme pasi që është në vitin e parë, që reflekton edhe te korrja.

Pritjet e Sherifit për këtë vit nuk janë të mëdha, mirëpo në vitet e ardhme shumëfishim.

Korrja, nga ana tjetër, duhet të bëhet gjithmonë në mot të mirë.

Sherifi e tregon edhe tharësen, ku rigoni e menta kalojnë në fazën e fundit para shitjes. Ai flet edhe për praktikat e mira të tharjes.

Ajrosja edhe drita, në një nivel të vogël, shërbejnë për tharjen e këtyre bimëve.