Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

12-vjeçarja Hana Beiqi synon Lojërat Olimpike

Që e vogël, Hana Beiqi mezi e priste kohën kur do ta vizitonte pishinën.

Nuk kaloi shumë qëkur e vërejti se – përpos që është një formë argëtuese për ta kaluar kohën – nuk i mungon talenti që ta ketë edhe profesion.

Tash ajo i ka 12 vjet, e që nga mosha 7-vjeçare noti ishte pjesë e pandashme e jetës së saj.

Me kalimin e viteve filloi të ushtrojë më intensivisht.

Tashmë 2 orë për 6 ditë të javës, Hana është në pishinë duke ushtruar.

Edhe Hana Beiqi, notarja me synime drejt të artave për Kosovën SOT Hana Beiqi, notarja me synime drejt të artave për Kosovën

E kjo po tregon rezultat në zhvillimin e mëtutjeshëm të saj në sportin e notit.

Duke qenë një sport që kërkon përqendrim e vendosmëri, të dyja këto tipare nuk i mungojnë personalitetit të saj – thotë trajneri Granit Morina.

Numri i kupave e medaljeve që ajo ka fituar duke qenë pjesëmarrëse në gara është i madh, mirëpo ajo e ka synim që koleksionit t’ia shtojë edhe një të tillë nga lojërat Olimpike.

Arritjet e saj deri tani i rrisin gjasat, sipas trajnerit, që Hana të jetë garuese në Olimpiadë.

Edhe pse, thotë ai, për një moshë kaq të re mund të jetë edhe presion.

Edhe Hana, garuesja më e re e Kosovës në olimpiadë Paris 2024 Hana, garuesja më e re e Kosovës në olimpiadë

Lidhja e saj e ngushtë me këtë sport vërehet edhe kur i liston notarët e saj të preferuar, sukseset e të cilëve i përcjell çdoherë.

Për 2 orë gjatë një ushtrimi rreth 2000 kalori humben, e të ushqyerit shëndetshëm dhe me kujdes është pjesë e rëndësishme e arritjeve të saj.