Shumë vjet më parë ishte mulliri i gjashtë i lagjes në fshatin Samadrexhë.
Por tani ka mbetur i vetmi i këtij fshati të Vushtrrisë.
Mulliri me ujë i familjes Basholli, burimi i të cilit rrjedh nga Shala e Bajgorës, i ka mbushur plot 102 vjet dhe ende funksionin e kryen njëjtë, madje, sipas pronarit të saj, edhe më shumë se më parë.
Në vitet e para të ekzistencës ky mulli nuk ishte i njohur jashtë rrethinës.
Ishte periudha kur vetë trashëgimtari i këtij mulliri mori iniciativë ta rregullonte atë për të mos e shuar traditën familjare e që atëherë edhe mërgimtarët dërgojnë rregullisht misër për bluarje aty.
Kujtimet fëmijërore në cepat e këtij mulliri ai i kujton mirë, sidomos këshillat që i kishte marrë nga i ati në lidhje me personat që shkonin për bluarje te ky mulli.
Traditën shekullore Basholli e ka bartur edhe te fëmijët.
Edhe
Mulliri i Nikës mbi lumin Nerodime ende bluan misrin
Është djali i tij Andi, që pavarësisht angazhimit të tij prej sportisti, kënaqësi gjen duke e ndihmuar babanë me punën në mulli.
Që nga viti i kaluar, kur u përhap pandemia në vend, puna në këtë mulli ishte shumëfishuar.
I një rëndësie të veçantë dhe të pazëvendësueshme thonë të jetë ky mulli anëtarët e familjes Basholli, sepse edhe ditëve të sotme ata arrijnë të sigurojnë jetesën prej tij.