Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Shtojca për Kulturë

Melankolia e dashurisë tek “In the Mood for Love”

“In the Mood for Love” është një mrekulli kinematografike që tejkalon kufijtë gjuhësorë, duke folur një gjuhë universale të dëshirave të pritshme dhe ëndrrave të parealizuara. Regjisori synon të na magjepsë përmes efekteve që vetëm arti i filmit mund t’i dhurojë, duke i zbuluar finesat e tij dhe duke na zhytur në thellësinë emocionale. Koha ka treguar se ky film është një vepër e rrallë klasike në fushën e kinemasë botërore

“In the Mood for Love” i Wong Kar-wait shërben si një dëshmi e artizanatit ekzkuizit të kinemasë – një vallëzim midis poezisë vizuale dhe thellësisë emocionale. Brenda kuadrove qëndron një narrativë që kapërcen kohën, duke zbuluar detajet e ngërçit të marrëdhënieve njerëzore dhe bukurinë e tmerrshme të dëshirave të pashprehura.

Su Li-zhen dhe Chow Mo-Wan, personazhet kryesore në “In the Mood for Love” e gjejnë veten të ngërthyer në një rrjet kompleks të marrëdhënieve, të tyre dhe të partnerëve të tyre. Burri i Su Li-zhen-it mungon në film dhe i zënë me punë, shpesh e lë vetëm, duke krijuar pa dashje një zbrazëti në martesën e tyre. Nga ana tjetër, gruaja e Chow Mo-Wan-it është shpesh e largët për shkak të punës së saj, duke e lënë atë të izoluar në shtëpinë e tyre të përbashkët. Partnerët e Su Li-zhen dhe Chow Mo-Wan janë figura të munguara në film, fizikisht prezentë, por emocionalisht të distancuar, duke hapur rrugën për një lidhje delikate, por thelbësore mes Su Li-Zhen dhe Chow Mo-Wan. Neglizhenca e dukshme e partnerëve të tyre kontribuon në një kërkesë emocionale në mes tyre dhe lidhjen e tyre të fshehur që zhvillohet mes Su Li-zhen dhe Chow Mo-wan, ndërsa ata kërkojnë kënaqësi dhe kuptim në shoqërinë e njëri-tjetrit mes sfidave të tyre martesore të ndara.

Image
Sekuenca vepron në mënyrë diegetike – çifti ka një tentativë për role-play të dytë. Në skenën pasuese, çifti e imagjinon Li-Zhen duke e konfrontuar burrin e saj me dyshimet e saj

Ekzaminimi i kujtesës, perspektivës dhe emocionit

Në sfondin e Hong-Kongut të viteve 1960, Wong Kar-wai krijon një botë ku eleganca përplaset me melankolinë, ku estetika e vezulluar maskon mallin që e ndien zemra. Nga secili moment që nga hapja e filmit është një tapiceri e imazheve të ngadalta dhe muzikës evokative. Filmi e mahnit audiencën në një sferë ku çdo kuadër është i ngjitur pas nostalgjisë dhe pasionit të frenuar.

Wong Kar-Wai i obsesionuar me kohën që kalon dhe i infektuar me vizionin romantik të një të kaluare të zhdukur, “In the Mood for Love” është një film tipik i tij. Megjithatë, duke hequr nga përdorimi narracionin me zë mbi imazh, Wong gjen rrugë alternative në jetën e brendshme të personazheve të tij që zgjerojnë potencialin e kinemasë për të ekzaminuar kujtesën, perspektivën dhe emocionin.

Edhe “The Invite”, komedia që sfidon pritshmëritë me kthesa të papritura Showbiz 3 j. më parë “The Invite”, komedia që sfidon pritshmëritë me kthesa të papritura

Në fillim, çiftet e reja të fqinjëve zhvendosen në apartamentet e reja në të njëjtën ditë, mirëpo hamallat e mobilieve aksidentalisht ua ngatërrojnë pronat. Kjo vërteton te parashikimi, pasi hapësira, marrëdhëniet dhe identitetet e tyre do të përfshihen në mënyrë të pashmangshme.

Në mënyrë domethënëse, burri i Li-Zhen dhe gruaja e Mo-Wanit nuk shfaqen kurrë drejtpërdrejt përpara kamerës, por zakonisht prezantohen përmes telefonit, të fshirë nga pamja ata i shohim si përmes portave, por duke mos i parë fytyrat ose të kthyer nga pasqyra. Kjo e ka efektin e prezantimit të tyre si “të tjerë”, jashtë narrativës kryesore të filmit dhe i distancon qëllimshëm nga audienca.

Wong sugjeron se përmes kësaj teknike teatrale, ne shohim të dyja marrëdhëniet – aventurën e tradhtisë dhe miqësinë e ndrydhur të çiftit protagonist. Kjo mungesë e tyre, gjithashtu, shkakton një ndërprerje strukturore: nëse nuk mund t’i shohim ata, atëherë i gjykojmë jo si individë, por si katalizatorë për përvojën emocionale të protagonistëve tanë.

Klithma e përbashkët para zhdukjes

Po ashtu, Wong e kufizon çështjen e prezantimit të një çifti që këto personazhe interpretohen nga Maggie Chung dhe Tony Leung, dy nga aktorët më të pashëm të kinemasë së Hong-Kongut. Megjithatë, ne gjithashtu dëshmojmë vuajtjen e çiftit që nuk ka mundësi ta realizojë dashurinë e tyre – mjedisin e shtrënguar dhe të mbipopulluar dhe mungesën e privatësisë nga fqinjët dhe kolegët përgojues që ndikojnë në marrëdhënien e Li-Zhen dhe Mo-Wan. Wong na jep një pamje të shkurtër në vështirësitë e tyre përmes një klithme të përbashkët e të vështirë para se të zhduken krejtësisht nga filmi.

Ne gjithashtu jemi dëshmitar të një sekuence të shkurtër kur Li-Zhen shihet duke qarë në banjë; kjo gjithashtu ripërsëritet më vonë kur Li-Zhen ia lejon vetes të intimidohet nga një predikim i pronares së saj. Në të dyja skenat, montazhi parandalon momentin të tejzgjatet, regjisori mbyll ndjeshëm skenën dhe shfaq emocionet e grave të shpërthejnë në dy kuadro paralele. Diferenca kryesore është se dhimbja e Li-Zhen bazohet në atë që ajo dëshiron të veprojë. Ajo e përjeton një simulim të përvojës së gruas tjetër, duke e shtyrë në dëshpërim të pastër të saj.

Në të njëjtën mënyrë, pasi Mo-Wan dhe Li-Zhen kanë konfirmuar njohuritë e tyre për aventurën e partnerëve të tyre, i shohim ata duke flirtuar njëri me tjetrin në rrugë. Zhanri dhe narrativa na çojnë të supozojmë se dashuria e tyre ka përfunduar, por Li-Zhen papritmas ndalon. Ajo e kritikon Mo-Wanin për portretizimin e burrit të saj. Skena rifillon ngjashëm, por me dallime të vogla: ngase tani e kuptojmë se ata po pretendojnë të jenë çifti i pabesë, duke e nisur aventurën.

Sekuenca vepron në mënyrë të diegetike – çifti ka një tentativë për role-play të dytë. Në skenën pasuese, çifti e imagjinon Li-Zhen duke e konfrontuar burrin e saj me dyshimet e saj. Kësaj radhe, Mo-Wan nuk pajtohet me performancën e Li-Zhen dhe skena fillon sërish derisa Li-Zhen thyhet në lot për dhimbjen që i ka shkaktuar kjo. Skena fillon përsëri ashtu si më parë, por me dallime të vogla: tani e kuptojmë se ata po bëjnë sikur janë çifti që tradhton, duke nisur aventurën e tyre. Kjo është si pasojë e një pyetjeje që në dukje ishte e thjeshtë nga skena e mëparshme për fillimin e marrëdhënies.

Zakonisht, imitimi na njeh me emocionin e vërtetë dhe e zëvendëson ngjarjen aktuale. Gjatë gjithë kohës, çifti është i frikësuar nga thashethemet që marrëdhënia e tyre e çiltër dhe e dukshme mund të shkaktojë trazira, megjithëse bashkëshortët e tyre janë tradhtarët e vërtetë dhe që të dy protagonistët duket se i shmangin. Në të njëjtën mënyrë, aventura jashtëmartesore e punëdhënësit të Li-Zhen-it menaxhohet në mënyrë ironike përmes ndihmës së Li-Zhen-it në mbajtjen e ditarit, blerjen e dhuratave, dhe këshillave për lidhjet. Ndërkohë, shoku i Mo-Wan-it, Ar Ping, nuk ka turp të diskutojë hapur borxhet e tij të këqija dhe vizitat në shtëpi publike. Frika dhe keqardhja që Li-Zhen dhe Mo-Wan i përjetojnë vjen nga brenda, duke e thelluar më tej ndërgjegjësimin dhe ankthin për atë çfarë mund të thonë të tjerët, më shumë se për atë që ata de facto e thonë.

Edhe Prapaskenat e “The Odyssey”: Nga Homeri tek iso-polifonia shqiptare Shtojca për Kulturë 6 d. më parë Prapaskenat e “The Odyssey”: Nga Homeri tek iso-polifonia shqiptare

Wong na paraqet një Hong-Kong të mbipopulluar nëpërmjet kinematografisë dhe dizajnit të mizanskenës, duke i portretizuar personazhet me elegancë, duke i kapur në dyer ose të mbështetura në mobile.

Maggie Chung është stilizuar në 22 veshje të ndryshme chiangsans (fustane tradicionale) të dekoruara me elegancë të përsosur për të luajtur rolin e Li-Zhen, duke e bërë atë të duket si një vepër arti – e skulpturuar, e dëshirueshme, e pashmangshme. Mengyang Cui (autor) ka vënë re rëndësinë e kostumit në skenën ku Li-Zhen përballet shkurtimisht me rivalët e saj të dashurisë që vijnë nga prapa për një lojë mahjong.

Kollari i lartë i zakonshëm i chongsam të Li-Zhen dallohet nga fustani i zbukuruar i Mrs. Chow, që është ideuar në stilin perëndimor. Stili i flokëve i përpunuar dhe i paprekshëm i Li-Zhen ndryshon nga stili i flokëve të personazheve të tjera që i rrinë karshi modës së viteve 1960. Mrs. Chow, gjithashtu, vjen me një lëvizje tërheqëse në kontrast me elegancën dhe qetësinë që Maggie Chung e sjell në rolin e saj. Kjo sekuencë e shkurtër, thotë Cui, vërteton metodën e Wong për të shprehur disa kuptime ose ndjenja duke i fshehur ato dhe duke i shfaqur pjesërisht.

Mund të shtojmë se ky është pikërisht funksioni i fustanit të përpunuar të Chung. Wong gjithashtu përdor ato chongsam-e për të mbivendosur narrativën përmes disa montazheve që duket se janë projektuar për ta çorientuar spektatorin. Teknika e xhirimit që Wong e përdor është kur kamera ofron pamjet ndërmjet dy personazheve dhe kjo duket si një skenë e vazhdueshme, mirëpo ne e vërejmë që zhvillohet në kohë të ndryshme vetëm nga ndryshimi i papritur i veshjes, ndoshta këto pamje sugjerojnë se si përsëritja dhe ritualet e dominojnë marrëdhënien midis Li-Zhen dhe Mo-Wan.

Image
Maggie Chung është stilizuar në 22 veshje të ndryshme chiangsans (fustane tradicionale) të dekoruara me elegancë të përsosur për të luajtur rolin e Li-Zhen, duke e bërë atë të duket si një vepër arti

Distanca midis kujtimeve dhe së tashmes

Në një formë të dyzuar edhe titulli final i filmit mediton mbi distancën midis kujtimeve të kaluara dhe së tashmes. Koha e kaluar është diçka që ai mund ta shohë, por jo ta prekë, dhe çdo gjë që ai e sheh është e zbehtë dhe e paqartë.

A e kemi njohur perspektivën e botëkuptimit të Mo-Wan-it? Kjo paraqet një sfidë – çiftit i mungon njëri-tjetrit në skenat e fundit të filmit, posaçërisht kur Mo-Wan kthehet në apartamentin e vjetër në vitin 1966. Ai nuk arrin ta marrë vesh ndarjen e Li-Zhen-it nga bashkëshorti dhe rolin e saj si nënë, gjë që mund të presupozojmë, por jo ta konfirmojmë plotësisht. Wong na ka bërë të humbasim nga mbingarkesa e dyshimit dhe ndjesive të paqarta përgjatë logjikës së ngjarjes.

Wong si mjeshtër i kamerës na ofron një ekspresionizëm të shumëfishtë të perspektivave dhe na fton gjithashtu ta kundërshtojmë, por edhe ta pranojmë absurdin. Ngjitja e Li Zhen-it në shkallët drejt dhomës së hotelit të Moan-it na duket si një aveny që e krijon mundësinë e realizimit të marrëdhënies së tyre. Logjikisht, ajo udhëton drejt qëllimit të saj, por montazhi na e jep përshtypjen e dyshimit dhe konfliktit të brendshëm moral. Mbyllja e dyerve nga Moan në momentin e largimit të saj gjithashtu shënon hapur numrin 2046, duke e njoftuar shikuesin për datën e aneksimit të Hong-Kongut nga Kina - një efekt i çuditshëm që dallohet në një film të tillë, i ngarkuar me emocione, duke kaluar përtej narrativës drejt te një fakt që do të ndodhë.

Edhe Katie Holmes shfaqet dorë për dore me partnerin e ri Showbiz 1 j. më parë Katie Holmes shfaqet dorë për dore me partnerin e ri

“In the Mood for Love” është një mrekulli kinematografike që tejkalon kufijtë gjuhësorë, duke folur një gjuhë universale të dëshirave të pritshme dhe ëndrrave të parealizuara. Regjisori synon të na magjepsë përmes efekteve që vetëm arti i filmit mund t’i dhurojë, duke i zbuluar finesat e tij dhe duke na zhytur në thellësinë emocionale. Koha ka treguar se ky film është një vepër klasike e rrallë në fushën e kinemasë botërore.