Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Shtojca për Kulturë

Damien Hirst në djegien e veprave të tij

NFT

Çdoherë që digjen vepra artistike bashkëkohore me vlerë, sigurisht se do të ketë vëmendje mediatike. Është fakt që ka të ngjarë të merret në konsideratë ekspozita “The Currency” e Damien Hirst, e cila përfshihet në djegien e një sërë veprash të tij. Hirst, i vlerësuar si artisti më i pasur i gjallë në Mbretërinë e Bashkuar, hapi ekspozitën më 23 shtator në galerinë e tij private “Newport Street Gallery” në Londër. Artisti 57-vjeçar nuk është i huaj për të tërhequr vëmendje. Kritikët ose e duan ose e urrejnë atë. Por sido që të jetë, suksesi i tij në botën e artit është i pamohueshëm

Arti si monedhë

Duke ndjekur hapat e Jeff Koons, një tjetër artisti i madh, Hirst tani po merret me NFT-të, apo të ashtuquajturat tokena të pakëmbyeshëm, të cilat janë certifikata digjitale që nuk mund të manipulohen dhe për rrjedhojë janë origjinale virtualisht dhe të siguruara nga një zinxhir kodesh.

Në vitin 2021, ai lidhi 10.000 piktura unike me pika të prodhuara posaçërisht me NFT-të dhe i shiti ato publikut për 2.000 dollarë secila (2.055 euro). Më pas, blerësit kishin një vit kohë, deri më 27 korrik 2022, për të vendosur nëse do ta mbanin shenjën digjitale apo do ta shkëmbenin atë me veprën fizike të artit.

Në total, 5.149 blerës zgjodhën të shkëmbejnë NFT-në e tyre për një pjesë të artit fizik, ndërsa 4.851 zgjodhën tokenin digjital.

Edhe Skulpturat e Hënës dhe NFT-të që bënë bujë në “Art Basel” Kulturë Skulpturat e Hënës dhe NFT-të që bënë bujë në “Art Basel”

Veprat e artit të cilat u zgjodhën si NFT do të digjen. Vetë Hirst ka vënë në zjarr një grumbull të veprave më 11 tetor, një ditë para hapjes së “London’s Frieze Art Fair”, një nga panairet më të mëdha të artit bashkëkohor në botë.

Hirst e ka përshkruar projektin e tij për “The Art Newspaper” si “më emocionuesin deri tani”, duke prekur “idenë e artit si monedhë dhe një rezervë pasurie”. Nuk është rastësi që qeveritë dekorojnë monedhat dhe kartëmonedhat me art: “Ata e bëjnë këtë në mënyrë që ne të besojmë në para. Pa art, është e vështirë për ne njerëzit të besojmë në ndonjë gjë”.

NFT-të dhe çështja e pronësisë

Kuratori dhe kritiku i artit, Kolja Reichert, ka qenë mikpritës i një sërë diskutimesh në Bundeskunsthalle në Bon, duke përfshirë një nga mundësitë që teknologjia e blockchain mundëson pjesëmarrje të zgjeruar në botën e artit. Edhe me projektin e tij të NFT-ve, “Damien Hirst ngec në kriteret e pronësisë së artit analog”, ka thënë ai për DW.

Për Reichert, NFT-të kanë të bëjnë më shumë me qarkullimin në krahasim me mënyrën se si veprat e artit janë koleksionuar dhe pronësuar tradicionalisht. Ai beson se ka shumë potencial në teknologjinë “blockchain” që artistët mund të përdorin gjithashtu për të komentuar mbi çështjet sociale.

Artistja konceptuale gjermane, Hito Steyerl, ka përdorur artin për të komentuar mbi NFT-të dhe atë që e mendon se është paragjykimi gjinor. Si një koment satirik mbi NFT-të si treg të artit, në mënyrë indirekte e ka shpallur veten si pronare të institucioneve kryesore kulturore gjermane – Bundeskunsthalle dhe Humboldt-Forum – përmes NFT-ve. Në funksionin e tyre aktual, NFT-të në tregun e artit janë si ekuivalenti i maskulinitetit toksik, ka kritikuar Steyerl në një ngjarje të vitit 2021.

Edhe Platforma NFT po i nxit mijëra përdorues të blejnë dhe shesin Tech Platforma NFT po i nxit mijëra përdorues të blejnë dhe shesin

Pjesëmarrja dhe qëndrueshmëria

Reichert i Bundeskunsthalle ka thënë se NFT-të duhet të eksplorojnë pjesëmarrjen dhe mënyrën se si dikush mendon për konceptin e pronësisë së artit. Këtë vit, kuratoria ka treguar se një projekt NFT nga kolektivi i artit “Cercle d'Art des Travailleurs de Plantation Congolaise (CAPTA)”, i themeluar nga punëtorët në Lusanga të Kongos, në bashkëpunim me artistin holandez Renzo Martens.

Grupi ka grumbulluar 300 NFT të skulpturës “Balot”. Skulptura ishte punuar në vitin 1931 nga Pende, një grup etnik në Republikën Demokratike të Kongos, me qëllim të dëbimit të fantazmës së zyrtarit kolonial belg, Maximilien Balot, i cili kishte kryer mizori dhe në fund ua kishte prerë kokat.

Skulptura origjinale tani ndodhet në një muze në Virginia, ndërsa NFT-të që bënë “CAPTA” dhe Renzo Martens u shitën në “Art Basel” në vitin 2022. Paratë e mbledhura nga shitjet shkuan direkt në ish-plantacionin e vajit të palmës në Lusanga. “Ky aksion krijon efekte të matshme, përkatësisht aftësinë për të riblerë tokën”, ka shtjelluar Reichert.

Toka jo vetëm që blihet, por edhe mbillet sërish e kultivohet dhe u krijon të ardhura vendasve. Nga ana tjetër, aksioni fokusohet në mënyrën se si skulptura, të cilën Pende sot e konsideron një figurë fuqie, u bë në një muze të Virginias nëpërmjet një tregtari të artit evropian.

Krahas blerjes së tokës dhe zhvillimit të bujqësisë së qëndrueshme, kolektivi përdor të ardhurat për të rikthyer kulturën në Lusanga. Ndoshta një ditë do të kthehet edhe “Balot”.

Edhe Trashëgimtarët e Picassos me vepër digjitale arti në botën e kriptovalutave Shtojca për Kulturë Trashëgimtarët e Picassos me vepër digjitale arti në botën e kriptovalutave

Reichert ka thënë se këto janë aktualisht pyetjet vërtet interesante në lidhje me pronësinë. “Çfarë zotëron në të vërtetë muzeu në Virginia? A është autoriteti i muzeut më i madh apo ai i njerëzve që jetojnë sot në rajon, të cilët duan ta rivendosin atë në funksionin e tij origjinal?” Për kuratorin, kjo është më interesante sesa rishikimi i idesë së artit si monedhë, si në projektin e Hirst.

Marrë nga “Deutsche Welle”. Përktheu: Besartë Elshani