Shtojca për Kulturë

Edith Durhami – përkrahëse e kauzës shqiptare

Edith Durham (1863 – 1944)
 

Ngjarjet e zhvilluara gjatë periudhës së lavdishme të Rilindjes Kombëtare Shqiptare kanë zgjuar kureshtjen e personaliteteve të huaja për të vizituar viset shqiptare. Trajtimi i çështjeve përkatëse për shqiptarët dhe Shqipërinë ishin në qendër të vëmendjes së artikujve dhe botimeve të tyre në qendrat e ndryshme evropiane. Falë angazhimit të tyre, bota evropiane u sensibilizua dukshëm për çështjen shqiptare jo si çështje ballkanike, por evropiane. Nga plejada e atyre personaliteteve që vizituan shqiptarët dhe Shqipërinë nuk ka dilemë së vend nderi zë anglezja, zonja Edith Durhami (1863-1944). Ajo ishte një udhëtare, artiste, publiciste, shkrimtare dhe një antropologe e njohur në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX

Edith Durhami ishte më e madhja nga 8 fëmijët. Babai i saj Arthur Eduard Durham ishte kirurg i njohur në Londër. Edukimin e mori në mënyrë private dhe nga mosha e re shfaqi talent në art, duke i bërë të mundur pjesëmarrjen në Akademinë Mbretërore të Arteve. Por, jeta e saj kishte sfida të mëdha, sepse pas vdekjes së babait asaj iu desh të kujdesej disa vjet më radhë për nënën e sëmurë. E këshilluar nga mjekët në moshën 37-vjeçare ajo ndërmori një pushim jashtë vendit për t’u qetësuar e relaksuar. Nga Triesta me një anije të Llojdit austriak gjatë Adriatikut udhëtoi për në Kotor, duke u sistemuar përfundimisht në Cetinë të Malit të Zi, në gusht të vitit 1900. “Ishte pikërisht ky udhëtim, kur zura për herë të parë një fill të lëmshit ballkanik, pa kuptuar se sa thellë do të ngatërrohesha më vonë dhe, aq më pak, se si ky lëmsh do të mplekste më në fund të gjithë botën”, do të shkruante më vonë Durham.

Vizita e parë në Shqipëri