Shtojca për Kulturë

Shqipëria e atraksioneve si xhevahir ballkanik

Peizazhet e egra e të rrëmujshme të Shqipërisë u izoluan nga bota gjatë një epoke 46-vjeçare komuniste, kur ata që udhëtonin drejt Korfuzit mund të shihnin vetëm brigjet e saj të errëta dhe të habiteshin, shkruan “The Financial Times”
 

Kohët kanë ndryshuar, aktori amerikan Leonardo DiCaprio tani është një avokat për ruajtjen e natyrës së Shqipërisë dhe një investim thelbësor nga kompania amerikane “Patagonia” ka nisur për mbrojtjen e Vjosës, lumi i fundit i egër i Evropës.

Ryan Gellert, CEO i “Patagonias” e përqafoi kauzën, pasi vizitoi bregun e lumit Vjosa shtatë vjet më parë.