Shtojca për Kulturë

“Autostrada...” e imazheve që do të zhduken lë shenjat e përhershme

Në ceremoninë përmbyllëse të mbajtur në “Autostrada Hangar”, përmes një videomateriali janë prezantuar të gjitha veprat, por edhe aktivitetet e realizuara nga 7 korriku deri më 9 shtator
 

“Të gjitha imazhet do të zhduken, një ditë”, ka qenë tema e edicionit të sivjetmë të “Autostrada Biennale”, por në ditën e përmbylljes është rikonfirmuar se shenjat e saj do të jenë të përhershme. Prizreni tok me Mitrovicën deri tash janë të sigurta se do ta mbajnë nga një vepër. Programi i edicionit të katërt është finalizuar me vizitën finale të udhëhequr nga kuratoret Joanna Warsza dhe Övül Ö. Durmuşoğlu, për t’u frymëzuar edhe një herë me llojllojshmërinë e temave të trajtuara në veprat e shumta të artit bashkëkohor

Edicioni i katërt i “Autostrada Biennale” me programin e realizuar gjatë dy muajve të shkuar në Prizren, Prishtinë e Mitrovicë është përmbyllur të shtunën. Ndonëse tema e sivjetme ka qenë “Të gjitha imazhet do të zhduken, një ditë”, megjithatë disa prej veprave të krijuara e ekspozuara ka gjasa që të sigurojnë jetëgjatësi më të madhe, shkaku i ndikimit që kanë pasur në komunitetin lokal, por edhe te vendimmarrësit e Komunës së Mitrovicës dhe të Prizrenit. Një gjë e tillë ka shtyrë organizatorët që të shqyrtojnë mundësitë që një ndërveprim i tillë të jetë tradicional, ashtu që “Autostrada Biennale” në çdo edicion të dhurojë nga një vepër për qytetarët.

Programi i edicionit të katërt është finalizuar me vizitën finale të udhëhequr nga kuratoret Joanna Warsza dhe Övül Ö. Durmuşoğlu, për t’u frymëzuar edhe një herë me llojllojshmërinë e temave të trajtuara në veprat e shumta të artit bashkëkohor.