Shtojca për Kulturë

Lodrat e ndaluara të fëmijëve të Jasharëve

Pjesa e padjegur e kamionetës lodër e Blerim Jasharit dhe zinxhiri i Vahide Jasharit
Pjesa e padjegur e kamionetës lodër e Blerim Jasharit dhe zinxhiri i Vahide Jasharit
 

Muzeu në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” është vetëm një kapitull dëshmie e asaj që ndodhi aty më 5, 6 e 7 mars të vitit 1998. Secili eksponat ka rrëfim më vete. Ato të fëmijëve lidhin dy botë dhe ciceroni i muzeut, i cili rëndom vërshon nga vizitorët në marse, ua shpalos me kujdes

Pjesa e padjegur e kamionetës lodër e Blerim Jasharit dhe zinxhiri i Vahide Jasharit nxisin kureshtjen e nxënësve filloristë të shkollës së Gllamnikut të Podujevës. Mësueset mundohen t’ua shpjegojnë me kujdes historinë e tyre. Janë dy prej eksponateve të pakta të fëmijëve të familjeve Jashari që ranë në Prekaz gjatë sulmit të 5, 6 e 7 marsit 1998. Është fëmija më i vogël që është vrarë në Prekaz. Blerimi ishte gjashtë vjeç.

Ciceroni Xhevat Imeri zgjedh fjalët kur u rrëfen.