Shtojca për Kulturë

Për “Hanin e 2 Robertëve”

Ky libër (për)kujton një kohë që s’përsëritet më dhe mirë që s’përsëritet, por është me rëndësi të kujtohet
Ky libër (për)kujton një kohë që s’përsëritet më dhe mirë që s’përsëritet, por është me rëndësi të kujtohet
 

Një vëllim i bukur për një kohë të errët: shënime mbi botimin “Hani i 2 Robertëve. 1989–2019. Arti i Rezistencës”, përgatitur nga Merita dhe Fadil Dragaj

Kosova e viteve ‘90, nën sundimin serb, mund të definohet kësisoj: një vend i ndarë horizontalisht, në sipërfaqe serbët, në “nëntokë” shqiptarët. Mund të sundosh në sipërfaqe, siç bënin policët serbë, ushtarët serbë, gjykatësit serbë, satrapët serbë. Por nëse dridhet “nëntoka”, sipërfaqja shembet.

Kjo më erdhi ndërmend ndërsa po lexoja librin “Hani i 2 Robertëve. 1989-2019”, të përgatitur nga Merita dhe Fadil Dragaj. Libri i kushtohet një kafeneje e restoranti që ishte larg më shumë se kafene e restorant. Ishte një qendër e rezistencës, galeri arti, sallë koncertesh, hapësirë për promovim letërsie, një skutë për të menduar dhe filozofuar larg zymtësisë së qytetit të sunduar nga administrata e dhunshme serbe.