Shtojca për Kulturë

Komiteti i shpotisë

“Titoja dhe Hrushçovi po shëtisnin në mbrëmje nëpër Moskë dhe arritën te një varrezë. ‘Pa shikoni gurët e varrit’, tha Hrushçovi, ‘sa herët kanë vdekur njerëzit dikur!’. Befas diçka lëvizi pas kaçubave. Të dy ateistët u trembën kur një i vdekur po vinte drejt tyre...”
 

Komunizmi i bën zarar njeriut. Por e ka një të mirë: i shtyn njerëzit të tregojnë barsoleta.

Bukë s’kishte mjaft, por humor me bollëk. Liri të shprehjes nuk kishte, por në ambiente të sigurta private lulëzonte tregimi i barsoletave. Njerëzit prisnin në rend për qumësht dhe kohën e kalonin duke i pëshpëritur njëri-tjetrit anekdota e rrëfime shpotitëse. Sipas George Orwellit, mjeshtrit të analizës së sistemeve totalitare, çdo barsoletë është një revolucion i vogël.

Këtë e ka dëshmuar Ben Lewis në librin e tij “Manifesti komik. Komunizmi dhe satira mes viteve 1917-89”. Në Rumani, Lewis zbuloi një ekspert të statistikës i cili mes viteve 1979 dhe 1989 mbajti shënim mbi çdo barsoletë që e kishte dëgjuar, ku e kishte dëgjuar, nga kush e kishte dëgjuar dhe sa shpesh e kishte dëgjuar.