Shtojca për Kulturë

Projekti për “të gjithë serbët në një shtet të vetëm” s’ka vdekur

Qëndrimet e Beogradit ndaj shqiptarëve dhe Kosovës në veçanti përgjatë shekullit XX, por edhe më vonë, kurrë nuk kanë qenë miqësore dhe së këndejmi edhe gjuha e shtetit të Serbisë ndaj shqiptarëve edhe më tej mbetet gjuhë raciste dhe armiqësore. Në foto: Grafit me thirrjet për vrasjen e prerjen e shqiptarëve

Megjithëse Tribunali më 2001 i kishte kontribuar pranimit të krimit në Srebrenicë, duke e quajtur gjenocid (“rasti i Radisllav Krstiqit”) dhe duke akuzuar rreth njëzet veta në lidhje me masakrën më të madhe në territorin evropian që nga viti 1945, më 2007 GJND-ja e liroi Serbinë e Millosheviqit nga përgjegjësia dhe pjesëmarrja në gjenocidin në Srebrenicë. Duke hequr kështu fajësinë nga Millosheviqi, politika e tij kriminale dhe regjimi i tij, kjo gjykatë e zuri vendin e Tribunalit. Me lirimin e rrethit të Millosheviqit dhe udhëheqjes serbe nga përgjegjësia për gjenocid në Srebrenicë (Perishiq, Stanishiq, Simatoviq), Tribunali vetë kishte hequr dorë nga kërkimi i së vërtetës.

 

Përderisa GJND-ja e liroi nga faji atë që e krijoi politikën “të gjithë serbët në një shtet”, projekt që shkaktoi katër luftëra, dhjetëra e mijëra njerëz të vrarë, qindra varreza masive dhe miliona njerëz të dëbuar, ajo amnistoi politikën e Millosheviqit, dhe kjo tregon pasqyrën jo të plotë të Serbisë në luftërat e dekadës së shkuar. Rrjedhimisht ky vendim i GJND-së nuk e ndihmon Serbinë që të ballafaqohet me të kaluarën e vet dhe që të bëhet, siç thoshte Sandra Orloviq, drejtore ekzekutive e Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd, “oazë e mosdënueshmërisë për krime të luftës”

Megjithëse Tribunali më 2001 i kishte kontribuar pranimit të krimit në Srebrenicë, duke e quajtur gjenocid (“rasti i Radisllav Krstiqit”) dhe duke akuzuar rreth njëzet veta në lidhje me masakrën më të madhe në territorin evropian që nga viti 1945, më 2007 GJND-ja e liroi Serbinë e Millosheviqit nga përgjegjësia dhe pjesëmarrja në gjenocidin në Srebrenicë. Duke hequr kështu fajësinë nga Millosheviqi, politika e tij kriminale dhe regjimi i tij, kjo gjykatë e zuri vendin e Tribunalit. Me lirimin e rrethit të Millosheviqit dhe udhëheqjes serbe nga përgjegjësia për gjenocid në Srebrenicë (Perishiq, Stanishiq, Simatoviq), Tribunali vetë kishte hequr dorë nga kërkimi i së vërtetës.

Kompromisi që e shfajësoi Serbinë nga krimet dhe gjenocidi