Filmi i ri i fituesve të dyfishtë të “Palmës së Artë” fokusohet te dyshja e emigrantëve të rinj në Belgjikë, të cilët rastisin të punojnë në një vend të rrezikshëm. Dardennet (të cilët me “Tori and Lokita” morën Çmimin Special të 75-vjetorit të Festivalit të Filmit në Cannes) janë filmbërës, të cilët besojnë se kinemaja duhet të nënkuptojë diçka dhe të ndërfuten në botën e vërtetë
Vëllezërit Dardenne, Jean-Pierre dhe Luc, janë rikthyer në garën e Festivalit të Cannes, aty ku kanë fituar opinione të arta ndër shekuj: dy “Palma të Arta” (për ‘Rosetta’ më 1999 dhe “The Child” më 2005) dhe çmime të tjera, përfshirë atë për skenarin më të mirë për “Lorna’s Silence” (‘Heshtja e Lornës’) më 2008, Çmimin e Madh për “The Kid With The Bike” (Fëmija me biçikletë) më 2011 dhe regjisori më i mirë për ‘Young Ahmed’ (Ahmedin e ri) më 2019. Sipas meje, dinamika e punës së tyre ka rënë gjatë viteve të fundit dhe ndonjëherë filmat e tyre kanë probleme me naivitetin dhe besueshmërinë e fabulës, për të gjitha kërkimet e dukshme që janë bërë në skenarin e tyre. Në këtë film për shembull – dhe kjo nuk është hera e parë – Dardennet kanë një skenë të një “koshi” çuditërisht të përçudnuar në të cilin dikush duhet të qëndrojë për pak kohë pa ndjenja dhe kjo arrihet duke e goditur një apo dy herë me diçka të fortë në kokë me diçka të rëndë, një trope që mendoja se ka ikur me televizionet e viteve ‘70 për fëmijët. Vetë përfundimi është pak naiv në ekzekutimin e tij, por jo në atë që nënkupton për pamëshirshmërinë e njerëzve që shfrytëzojnë emigrantët e pambrojtur.
Duke i thënë të gjitha këto, unë ende iu përgjigja rrahjeve të zemrës së idealizmit, urgjencës dhe forcës së këtij filmi: një shëmbëlltyrë e thjeshtë e pabarazisë dhe padrejtësisë mes të margjinalizuarve dhe të shpronësuarve në zemër të Evropës Perëndimore. Duke pasur parasysh këtë, kinemaja duket të jetë krijimi i ironisë dhe indiferencës, Dardennet janë filmbërës të cilët besojnë se kinemaja duhet të nënkuptojë diçka dhe të ndërfuten në botën e vërtetë. Më ka mahnitur ngjashmëria e Dardenneve me punën e skenaristit Paul Laverty për Ken Loach.
Në ditët moderne të Belgjikës, një grua e re e quajtur Lokita (Mbundu Joely) dhe një djalë i quajtur Tori (Pablo Schils), të dy nga Benini, kanë duruar një udhëtim të tmerrshëm për në vendin e premtuar të BE-së dhe tani janë në një shtëpi për fëmijë emigrantë. Për të marrë lejet e qëndrimit, ata duhet të pretendojnë se janë vëlla e motër; pa ndonjë sforcim të madh sepse këta dy të rinj janë tani të afërt me njëri-tjetrin, sikurse çdo vëlla e motër. Por burokracia dhe dyshimi zyrtar i shkatërron ëndrrat e tyre. Të dëshpëruar për para dhe duke qenë se ende u kishin borxh trafikantëve të njerëzve, Tori merr një punë si shpërndarës i drogës, të cilën e fsheh duke u shtirur si shpërndarës i picave, ndërsa Lokita pajtohet që kriminelët ta marrin symbyllur dhe ta dërgojnë në një fermë të fshehtë të kanabisit, një vend me të vërtetë i tmerrshëm në mes të askundit. Ajo qëndron aty e mbyllur për tre muaj, duke u kujdesur për bimët nën dritat tepër të nxehta, pa telefon, me premtimin se do t’i bëhet pagesa kur të vijë koha.
Kështu, Tori dhe Lokita janë instaluar në faza të ndryshme të zinxhirit të prodhimit dhe shpërndarjes për një mall të caktuar: ilegal me ç’rast edhe ata vetë janë të paligjshëm. Është kjo paligjshmëri e përgjithshme që krijon forcat e tregut duke i mbajtur Torin dhe Lokitën të bindur dhe punëtorët të trembur, duke krijuar diçka që njerëzit e respektuar dhe të begatë duan ta blejnë sa më lirë të jetë e mundur. Dashuria e pasionuar e Torit për Lokitën i bashkon ata – por shkakton një zinxhir katastrofik ngjarjesh.
Këtu ka një turp në gjuhën dramatike dhe më duhet të pranoj një shqetësim në lidhje me përzgjedhjen pothuajse automatike të Dardenne, garën e Cannes. A po bëhen ata një nga gorillat e shpinës së argjendtë të Cannes, fituesit e njohur të çmimeve që lejohen të konkurrojnë në bazë të punës së madhe në të kaluarën, jo punës së mirë në të tashmen? Ndoshta! Megjithatë, qëllimi është i thjeshtë dhe i qartë dhe vëllezërit Dardenne kanë marrë performanca të shkëlqyera nga aktorët e tyre të rinj.
Marrë nga “The Guardian”. Përktheu: Mirjetë Sadiku