Shtojca për Kulturë

Kosova e përplasjeve midis Rusisë dhe Perëndimit, Serbia skizofrenike

Miredita dobar dan
Në ditën e tretë të festivalit “Mirëdita, dobar dan!” është mbajtur diskutimi me temë “Paralele problematike: Ukraina dhe Kosova”. Një ndër qëllimet e panelistëve ishte ta deshifrojnë se si presidenti rus, Vladimir Putin, përmend Kosovën

Historia e re e Kosovës, sidomos ajo e fundshekullit të kaluar dhe e dekadës së parë të këtij shekulli, është duke shërbyer për përplasje midis Federatës Ruse dhe Perëndimit. Të paktën për përplasje politike. Por edhe përdorimi i Kosovës si shembull përmban hipokrizi më vete. E Serbia në këtë mes bën sehir sa me njërën anë, sa me tjetrën. Por, sipas atyre që merren me çështje politike e të drejtat e njeriut, dy gjëra janë të qarta: Rusia nuk e ka menduar mirë invazionin në Ukrainë dhe ka shpërfaqur pafuqi, ndërsa Serbia është duke u zhytur në një skizofreni nacionaliste edhe më të rëndë se ajo e vitit 1999, kur përfundimisht Kosova “i doli nga dora”.

 

Sipas atyre që merren me çështje politike e të drejtat e njeriut, dy gjëra janë të qarta: Rusia nuk e ka menduar mirë invazionin në Ukrainë dhe ka shpërfaqur pafuqi, ndërsa Serbia është duke u zhytur në një skizofreni nacionaliste edhe më të rëndë se ajo e vitit 1999, kur përfundimisht Kosova “i doli nga dora”. Konstatime të tilla janë nxjerrë të shtunën në panelin e organizuar në “Mirëdita, dobar dan!” në Beograd

Historia e re e Kosovës, sidomos ajo e fundshekullit të kaluar dhe e dekadës së parë të këtij shekulli, është duke shërbyer për përplasje midis Federatës Ruse dhe Perëndimit. Të paktën për përplasje politike. Por edhe përdorimi i Kosovës si shembull përmban hipokrizi më vete. E Serbia në këtë mes bën sehir sa me njërën anë, sa me tjetrën. Por, sipas atyre që merren me çështje politike e të drejtat e njeriut, dy gjëra janë të qarta: Rusia nuk e ka menduar mirë invazionin në Ukrainë dhe ka shpërfaqur pafuqi, ndërsa Serbia është duke u zhytur në një skizofreni nacionaliste edhe më të rëndë se ajo e vitit 1999, kur përfundimisht Kosova “i doli nga dora”.

Në ditën e tretë të festivalit “Mirëdita, dobar dan!” është mbajtur diskutimi me temë “Paralele problematike: Ukraina dhe Kosova”. Një ndër qëllimet e panelistëve ishte ta deshifrojnë se si presidenti rus, Vladimir Putin, përmend Kosovën kur i duhet të arsyetojë synimin për pavarësimin e disa rajoneve të Ukrainës, në mënyrë që të jenë nën tutelën e tij si udhëheqës. Putin në njërën anë nuk e njeh Kosovën si shtet e në anën tjetër thirret në pavarësinë e saj si arsyetim për të realizuar qëllime.