Shtojca për Kulturë

“Në kërkim të Venerës”: Çlirimi nga rruga pa dalje e traditës

Skenë nga filmi “Në kërkim të Venerës” që po shfaqet në kinematë në Prishtinë, Prizren e Gjakovë
 

Një qytet në Kosovë i zhytur në depresion krijon një ndjesi edhe më kufizuese kur një vajzë adoleshente fillon të ndiejë lirinë dhe të thyejë rendin patriarkal

Fazat e rritjes, vajzat adoleshente në qytete të vogla, prindër të rreptë e të pakuptueshëm: Ne e dimë ndjesinë, megjithatë, pak filma që shtjellohen rreth kësaj teme e përçojnë emocionin dhe paqartësinë si “Në kërkim të Venerës”. Regjisorja e filmit, Norika Sefa, shfaq talent të jashtëzakonshëm duke sjellë detaje dhe duke shfaqur gjendjen e brendshme të personazheve, si dhe atmosferën e përgjithshme të një qyteti në Kosovë, duke u siguruar që historia të bazohet në një vend të veçantë, ndërsa e bën protagonisten e saj shumë simpatike, një grua të re të identifikueshme.

Xhiruar në mënyrë mbresëlënëse nga kinematografi Luis Armando Arteaga – suksesi i të cilit është në rritje – dhe ankoruar me performanca të pasura e shumështresore, filmi e meritoi Çmimin special të jurisë në Rotterdam dhe duhet të marrë vëmendje të konsiderueshme edhe gjatë vitit të ardhshëm.