Shtojca për Kulturë

Mirë se vini në Kubin e Bardhë

“Ekspozita vjetore e anëtarëve të Asociacionit të Artistëve Vizualë të Kosovës”, e hapur më 1 dhjetor në Galerinë e Fakultetit të Arteve në Prishtinë
 

Hyrja, në çdo galeri e ka përjetimin e spitalit, kjo ndoshta sepse muret e bardha dhe simetria në formë shoku i mbyllin horizontet dhe të qenët limitohet nga kalustrofobia e kubeve që janë të ndërtuara galeritë.

Të qenët duket se lirohet nga kjo ndjenjë paniku kur ndeshet me veprat e artit që janë të ekspozuara në ekspozitë. Prapë artdashësi si e hap katalogun e ekspozitës në formë të anamnesis (rikujtesës) ndeshet me titullin e ri përbrenda ligjërimit të ri të botëartit e që është kuratori që prapë e mbanë në agoni, sepse ia rikujton mjekun që na kuron.