Shtojca për Kulturë

Një demokraci mijëvjeçare – nga ilirët te shqiptarët

Athinasit antikë duke votuar në kuvendin e njohur si ekklesia, në shekullin V para erës sonë
 

Për shumëkënd, Athina e njëherë e një kohe është asocimi i parë për demokracinë. Votime me ostraka e me guralecë janë disa prej imazheve që janë fiksuar në vazot prej terakote. Derisa institucioni i mbretit ishte i trashëgueshëm në shtetet e forta ilire që ngrenë krye mbi dy mijë vjet më parë, forma “demokratike” kontrolli e frenonin atë nga akumulimi i pushtetit

E mitizuar dhe e idealizuar, demokracia athinase edhe sot e kësaj dite merret si një nga aksesorët e qytetërimit mbarëevropian. Megjithëse demokracia e sotme më shumë i shëmbëllen traditës parlamentare në Britaninë e Madhe në qindvjetëshin e tetëmbëdhjetë, sipas përfytyrimit kolektiv demokracia origjinon prej Athinës së Solonit.

Në mbamendjen e njerëzimit, ai do të hynte si burrështetasi e ligjvënësi që vuri themelet e demokracisë në qytetin emërmadh të Atikës.