Shtojca për Kulturë

Rivendosja e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Gjermani

Gjatë bisedimeve në Vjenë për marrëveshjet diplomatike gjermano-shqiptare

Rivendosja e marrëdhënieve diplomatike shqiptaro-gjermane dyzet vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, përkatësisht në vitin 1987, ishte një ngjarje shumë e rëndësishme për Shqipërinë komuniste edhe pse, në krahasim me shumicën e vendeve të Evropës Perëndimore, marrëdhëniet diplomatike ndërmjet këtyre dy vendeve ndodhën me një vonesë të madhe. Pa dyshim, fajtori kryesor për këtë vonesë ishte qëndrimi i dogmatik i regjimit komunist në Shqipëri, luhatjet e brendshme të politikës shqiptare dhe këmbëngulja dhe ekstremizmi politik i drejtuesve të regjimit stalinist në Shqipëri, por gjithashtu edhe mosinteresimi i veçantë i Gjermanisë për Shqipërinë, një vend i vogël, pa interes gjeopolitik apo ekonomik.

Pengesa kryesore për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet këtyre dy vendeve ishte kërkesa e vazhdueshme e shtetit shqiptar për pagimin e reparacioneve dhe dëmshpërblimeve për dëmet e luftës (LIIB) nga Republika Federale e Gjermanisë. Më në fund, vendosja e marrëdhënie diplomatike ndërmjet RPSH-së dhe RFGJ-së përkoi pothuajse njëkohësisht me ndryshimet në Evropën Lindore dhe rënien e Murit të Berlinit

Hyrje