Shtojca për Kulturë

Dy modelet e marrëdhënies me botë: letërsia shqipe e diasporës dje dhe sot

Hyrje

 

Për tipin e krijuesit letrar shqiptar të diasporës së epokës së Rilindjes Kombëtare letërsia do të jenë një “nevojë absolute” për shfaqjen e gjendjes së ndjenjës ndaj vetes kundrejt botës dhe gjërave. Për tipin e krijuesit letrar të diasporës së epokës së globalizimit arti dhe, në mënyrë të veçantë, letërsia nuk do të jenë “nevojë absolute” që, përmes të bukurës, ta shfaqë pozicionin e ndjenjës ndaj vetes kundrejt botës dhe gjërave në të

Hyrje

Vështruar nga pikëpamja e teorisë së funksionalizmit dinamik (Itamar Even-Zohar), letërsia shqipe e krijuar në diasporë, jo vetëm që nuk do të jetë një veprimtari e izoluar nga veprimtaritë tjera njerëzore në jetën shqiptare, por ajo do të jetë faktori më integrues i tyre. Ajo do të jetë leva e homogjinitetit dhe sistematicitetit, jo vetëm të tërësisë së identitetit të letërsisë shqipe, por edhe të identitetit shqiptar, në përgjithësi. Por, a do të jetë gjithnjë kështu? Pa dyshim: jo! Çfarë është ajo që këtë letërsi, nga periudha e komb-formimit, si sunduese e territorit të shpirtit vetëbërës në histori, do ta rrëgjojë në gjendjen e përmbushjes së nevojave individuale-hedoniste të individit?