Shtojca për Kulturë

Propaganda e Serbisë që synoi edhe “Oscarin”

Sado që nuk arriti të nominohej në listat e ngushta të “Academy Awards”, filmi propagandistik serb “Dara iz Jasenovca” është një nga dëshmitë se si Beogradi e ka kthyer kinematografinë në arsenal lufte kundër fqinjëve. Kritikë të filmit nga vendi e bota tërheqin vërejtjen se Serbia, nëpërmjet propagandës kinematografike, po shtyn agjenda nacionaliste dhe po i relativizon krimet dhe gjenocidin e kryer në Kosovë, Bosnjë dhe Kroaci gjatë viteve ‘90

Është veçse një copëz propagande që bën bashkë të vërteta, gjysmë të vërteta e përpjekje blatante për ta ndryshuar historinë përmes përdorimit të çështjeve të ndjeshme që prekin edhe Holokaustin. Sado që propozimi serb për në “Oscars”, “Dara iz Jasenovca”, nuk ia doli të nominohej në listat e ngushta të ”Academy Awards”, Serbia ka dendësuar përpjekjet për politizimin e artit dhe kthimin e tij në funksion të agjendave nacionaliste. Përfshirja e Manastirit të Deçanit në mesin e 7 monumenteve “më të rrezikuara në Evropë” nga organizata “Europa Nostra” është rasti më i fundit i suksesit të Serbisë. Pos kësaj, është një dosje e tërë përpjekjesh me filma, propagandë dhe muzikë kundër Kosovës dhe shqiptarëve

Industria e filmave për Holokaustin ka dëshmuar se prodhimet e tilla kineaste janë të shitshme për tregun. Por, mes tyre ka edhe të tillë që e përdorin ndjeshmërinë e njerëzimit për “Shoah” (fjala hebreje që shenjëzon tragjedinë e hebrenjve në Luftën e Dytë Botërore), për të maskuar agjenda ngatërrestare nacionaliste. Në këto hulli konsiderohet edhe filmi i fundit serb “Dara iz Jasenovca” (Dara nga Jasenovaci), nën regjinë e Predrag Antonijeviqit.

Me një buxhet prej 3.6 milionë dollarësh e me përkrahje nga Ministria e Kulturës dhe Informacionit, si dhe Qendra Serbe e Filmit, filmi i metrazhit të gjatë strumbullohet përreth ngjarjeve që zunë vend në vitet e Luftës së Dytë Botërore në kampin e Jasenovacit.