Shtojca për Kulturë

Urbanizmi kaotik i Prishtinës

Urbanizmi kaotik i Prishtinës
Degradimet urbane janë lehtë të dukshme në shumë lagje të Prishtinës (Foto: Driton Paçarada)

 

 

Se çka po ndodh në urbanizëm me tenderë më të “lirë“, po shihet në tërë Kosovën. Qyteti i Prishtinës po rritet e zgjerohet për çdo ditë, bile një pjesë e saj është quajtur “Prishtina e re“. Nuk e di sa është adekuate kjo? Kur flitet për diçka të re, gjithnjë mendohet në koncept të ri (në këtë rast) urbanistik që ka vlera bashkëkohore e humane. Situata në terren është shumë më ndryshe

 

Ka shumë kohë që Kosovën dhe Prishtinën i ka kapluar tenderomania. Konkurrimi (ose siç po quhet sot tenderi) pa dyshim nuk është diçka e keqe. Aplikohet në çdo vend ku lipset kualitet, por te ne mendoj se është shndërruar në instrument të së keqes. Besoj se nuk kam gabuar për këtë konstatim. Mendoj se kjo bindje ekziston edhe te publiku i gjerë.