Arbëri

Mujaj: Kryetari, më shumë i partisë sesa i qytetarëve

Dy tentime me Partinë Reformiste ORA nuk i sollën Gazmend Muhaxherit rezultatin e dëshiruar.

Por, në vjeshtën e 2013-s, ai u sfidua edhe njëherë dhe ngadhënjeu ndaj ish-kryetarit Ali Berisha (AAK), duke u ulur në karrigen e njeriut të parë të Pejës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Tri vjet më pas, i ndodhur nën vëzhgimin e shoqërisë civile, qeverisja e Muhaxherit konsiderohet e vakët dhe larg shpresave për të cilat është votuar ai.

Veton Mujaj, drejtor ekzekutiv i organizatës joqeveritare “Syri i Vizionit” nga Peja, në një intervistë për “Kohën Ditore”, mendon se qeverisja e Muhaxherit ka shkuar në drejtim të kundërt nga ajo që është pritur dhe shpresuar. Mujaj këtë qeverisje e identifikon me nepotizëm, elemente korruptive, ndërtime pa leje, mosrealizimi i projekteve kapitale, largimi i donatorëve nga mospasja e guximit në investime.

KD: Pritjet e qytetarëve dhe shoqërisë civile në përgjithësi kanë qenë të mëdha për ndryshime me ardhjen e Muhaxherit në pushtet, i cili në fakt edhe i kishte premtuar ato ndryshime. Kanë ndodhur ato ndryshime?

Mujaj: Si kudo qytetarët me ndërrimin e qeverisë presin një avancim të caktuar në fushat ku premtohet ndryshimi bazuar në konceptin politik e zhvillimor që paraqet një ofertë politike. Në Pejë të gjitha që janë premtuar nuk kanë pasur as mundimin që të realizohen, dhe fatkeqësisht temat politike marrin drejtim të pakokë dhe pretendohet pastaj një zhvillim tjetër mbi bazën e së cilës nuk është marrë vota e qytetarit. Edhe pritjet e shoqërisë civile apo qytetarit kanë pësuar zhgënjimin... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.