Kronikë

Të shtëna në drejtim të një shtëpie në Mitrovicë, në bodrum bombë

Një ankues, K/shqiptar, në Mitrovicë, kishte njoftuar dje, në 21 e 35 minuta policinë se nga person/a të dyshuar të panjohur është shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij. Përveç dëmeve materiale të xhamat e dritares së shtëpisë nuk ka të lënduar.

Policia e Kosovës në raportin e sotshëm bën të ditur se në vendin e ngjarjes njësitë policore kanë gjetur dy gëzhoja që dyshohet të jenë të revoles, si dhe në garazhin e shtëpisë është gjetur një granatë dore e pashpërthyer. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore.