Arbëri

KEK-u refuzoi prodhimet kineze, OSHP-ja vendos ndryshe

Prishtinë, 7 mars – Zyrtarët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) kishin refuzuar të lidhnin kontratë me dy operatorë ekonomikë që kishin konkurruar me prodhime kineze në tenderin për furnizim me kushineta dhe hilnze.

Ata kishin vendosur të anulonin aktivitetin e prokurimit për këtë tender, pasi po konsideronin se ofertat nuk ishin të përgjegjshme, shkruan sot “Koha Ditore”. Por, njëri nga operatorët ekonomikë konkurrues NTP “SNR” ishte ankuar në OSHP, me pretendimin se autoriteti kontraktues (KEK) kishte bërë shkelje të nenit 7- paragrafi 1, 2 dhe 4, nenit 4 dhe nenit 59 të LPP-së.

Paneli shqyrtues e ka pranuar si të bazuar ankesën e operatorit dhe ka vendosur që lënda të kthehet në rivlerësim... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.