Arbëri

Basha:Nuk ka negociata, ka vetëm dialog për qeveri teknike

Tiranë, 4 mars -Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndërsa ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me mjekë, specialistë te shëndetësise në “çadrën e lirisë” ne Tirane, deklaroi sot se, opozita pranon dialog vetëm për qeveri teknike.

Në fjalën e tij, kryetari i PD-së Basha, shprehet se, “Këtu jemi për të hedhur themelet e republikës së re dhe kjo vjen përmes një trasformimi gjigant, të thellë, të jashtëzakonshëm të vlerave mbi të cilët ngrihet rebublika e re. Këtu jemi mbledhur për të konfirmuar mbeshtetjen tonë totale për zgjedhjet e lira dhe të ndershme si themeli i republikës së re, për konkurencen e lirë dhe të ndershme midis njerëzve, midis profesioneve, midis subjekteve ne treg dhe me subjektet politike, si themeli i republikës së re, europine, perendimore dhe ero-atlantike”.

“Nuk jemi mbledhur këtu për të negociuar dhe për të bërë pazare me pushtetin e inkriminuar të republikës së vjetër. Me 18 shkurt qytetarët e mbledhur në bashkimin më të madh popullor morën një vendim dhe kjo lëvizje e përditshme dhe e përjavshme është monomenti i këtij vendimi. Vendimi është; nuk ka zgjedhje me Edi Ramën dhe qeverinë e tij. Nuk ka bisedime. Nuk ka negociata. Ka vetëm dialog për qeveri teknike”, theksoi Basha.

Më tej, Basha u shpreh se “Ne nuk negociojmë futjen tonë në qeveri, sepse ne do te jemi opozita deri kur shqiptarët të na votojnë. Por harroje se do të bësh zgjedhje me ministrin e rendit që ke. Harroje që do të bësh zgjedhje me kriminelët në bashki dhe parlament. Kjo republikë e vjetër do shembet me çdo çmim. Hapi i parë është dialog për qeveri teknike, përndryshe vala popullore do të rrezojë”.